FSHF Flamurtari dhe Tirana ne Superlige

Federata Shqiptare e Futbollit është tërhequr nga ultimatumi i saj, duke lejuar Tiranën dhe Flamurtarin të regjistrohen në sezonin e ri të Superligës, megjithëse dy klubet nuk e kanë përfunduar procesin e kthimit në Shoqëri Aksionere. Megjithëse më parë, qeveria e futbollit në vend kishte bërë të ditur se asnjë skuadër nuk do të luante në kampionatin e ri pas u kthyer në SHA, Komiteti Ekzekutiv i saj në mbledhjen e fundit ka vendosur që ekipi kryeqytetas dhe ai vlonjat të federohen, ndërsa duhet të përfundojnë procedurat ligjore deri më datën 15 tetor.
I njëjti diskutim edhe për tre skuadrat e Kategorisë së Parë, Luftëtari, Gramozi dhe Gramshi. Edhe këto ekipe do të lejohen të nisin sezonin e ri, por në vendimin e Komitetit Ekzekutiv parashikohen edhe masa ndëshkimore nëse klubet e mësipërme të Superligës dhe Kategorisë së parë nuk përfundojnë procedurat për kthimin e tyre në SHA deri më 15 tetor. Nëse ato nuk paraqesin dokumentacionin zyrtar që është regjistrimi në QKR, atëherë skuadrave do t’iu hiqen dhjetë pikë në renditje. Po ashtu, Komiteti Ekzekutiv I Federatës Shqiptare të Futbollit ka konfirmuar datën dhjetë shtator për nisjen e sezonit të ri të Superligës dhe Kategorisë së Parë, ndërsa sot në orën 16:00 sektori I garave do të hedhë shortin për përcaktimin e kalendarit të ndeshjeve.
Nertan Prifti