Del Piero s’ka vendosur për pension

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 12:58
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur nëse ky do të jetë sezoni i fundit në karrierën e tij si futbollist.
Ikona e Bianconerëve në fund të sezonit të kaluar nënshkroi kontratë të re njëvjeçare me klubin ndërsa shumëkush beson se ky do të jetë edicioni i tij i fundit para pensionimit.
“Nuk kam menduar, por të di se mund të jetë viti im i fundit më shtyn të jap 200 përçind nga vetja” tha Del Piero 36 vjeç për Gazzetta dello Sport.
“Ende nuk kam vendosur nëse ky do të jetë viti im i fundit me Juventusin ose në karrierë” u shpreh ai.