Abidal ushtron në bjeshkë
Shërimi i Eric Abidal, gjashtë muaj pas transplantimit të mëlçisë vazhdon me hapa të shpejt.
Mbrojtësi francez i Barcelonës është duke e zhvilluar një plan specifik të punës në Val d'Aran, një lokalitet në Pirenei, i ndjekur nga trajneri i përgatitjeve i klubit katalunas, Emili Ricart.
Në Val d'Aran, përfaqësuesi francez do të bëjë ushtrime aerobike, për të kaluar më pas në mal dhe me aktivitete në fushë, ku do ta fillojë punën me topin.
Abidal kohë më parë ishte operuar, duke e hequr me sukses kancerin në mëlçi, por më pas iu desh ta transplantonte mëlçinë dhe shpreson që t’i rikthehet fushës së blertë në fillim të vitit të ardhshëm.