E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komentet e Pepes, ofenduese

Andres Iniesta ndien se mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka gabuar rëndë kur i akuzoi lojtarët e Barcelonës se aktrojnë në fushë, pas barazimit 2:2 në El Clasico.

Përfaqësuesi portugez i ka quajtur Iniestën me shokë ‘teatralë’, pasi mesfushori ofanziv kërkoi penallti.

“Natyrisht, më ka prekur ajo që ka thënë ai. Çdo person mund ta japë mendimin e tij dhe të thotë nëse ishte penallti apo jo. Sidoqoftë, nuk mund të bëjmë asgjë, ekzistojnë kufijtë. Nëse një lojtar flet për ju dhe bashkëlojtarët tuaj, ndiheni të ofenduar. Unë nuk jam teatral, e as shokët e skuadrës. Ato fjalë më ‘vrasin’, sepse më specifikohen mua. Ky është një sulm personal”, deklaroi Iniesta për Onda Cero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›