Falcao do të shitet për 60 milionë?

Menaxheri gjeneral Miguel Angel Gil Marin thotë se Atletico Madrid do të përfitonte nga shitja e sulmuesit kolumbian Radamel Falcao.
Skuadra spanjolle po përballet me probleme ekonomike dhe me pagën e lartë që merr Falcao, Marin pranon se do të jetë vështirë ata ta mbajnë sulmuesin në klub.
“60 milionë për Falcao do t`i zgjidhnin të gjitha problemet ekonomike të Atleticos. Megjithatë, mund të them me siguri, ai do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit. Jo vetëm që do të qëndrojë, por po ashtu do të qëndrojnë të gjithë lojtarët që trajneri i dëshiron”.
“Ne do të luftojmë për të bërë mrekulli që është ajo çfarë po bëjmë me atë çfarë kemi në dispozicion. Në Evropë janë 50 klube me më shumë të ardhura se sa ne. Nëse ne do ta shitnim Falcaon për 60 milionë, atëherë kjo do të mbulonte borxhet tona”, ka thënë Marin.