E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidali do të kthehet në nëntor

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka njoftuar se bashkëlojtari Eric Abidal do të jetë në gjendje të luajë sërish nga muaji nëntor.

“Nuk dua ta them me siguri, por ekziston mundësia që Eric të kthehet në nëntor”, deklaroi Xavi për mediet spanjolle. Abidal është dashur ti nënshtrohet transplantimit të mëlçisë pas heqjes së tumorit në të.

Kurse pas frikës se karriera e tij mund të marrë fund për shkak të rrezikut të komplikimeve të mëtejme shëndetësore, tani duket se ai do të vazhdojë karrierën. “Eric është shembull në çdo kuptim”, u shpreh Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›