Juve-Roma, s’është njësoj pa Del Pieron

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka pranuar se përballja me Juventusin pa Alessandro Del Pieron do të jetë një përvojë e “çuditshme”.
Del Piero dhe Totti udhëhoqën skuadrat e tyre përkatëse nga fillimi i viteve 2000 dhe ndajnë marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe jashtë fushave. Por, Del Piero u largua nga Juventus gjatë verës dhe Totti ka pranuar se dueli i së shtunës me Bianconerët nuk do të jetë njësoj si të kaluarit.
“Pa dyshim Del Piero do ti mungojë futbollit italian. Do të jetë pak sa e çuditshme të luajmë me Juventusin pa Del Pieron. Do të kisha dashur të ndeshem me të sërish dhe të pensionoheshim së bashku”, deklaroi Totti.