E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dogana në Kosovë si ‘Hong Kongu në Kinë’”

Dejan Paviqeviq, shef i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, ka thënë se Serbia do të insistojë në neutralitet maksimal të statusit të doganave të Kosovës.

“Ne do të insistojmë që ata të sillen në përputhje me faktin se Kosova është një territor i veçantë doganor, njëjtë sikur Hong Kongu që është territor i ndarë doganor në kuadër të Kinës. Por, më shumë do të këmbëngulim në rolin e EULEX-it”, ka thënë Paviqeviq për mediat serbe.

Ish-kryenegociatori serb, Borisllav Stefanoviq, ka nënshkruar në muajin shkurt Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit me Kosovën.

Qeveria e Serbisë, këtë javë, i ka dërguar letër shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në të cilën thuhet se Beogradi pranon të nisë zbatimin e marrëveshjes në fjalë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›