Vdes hidrauliku i Bashkise
TIRANE - Aksidentet ne pune kane sjelle dy te vdekur brenda nje dite. Viktima e pare eshte shenuar ne nje pallat ne ndertim ne vendin e quajtur "Unaza e re", ne Tirane, nderkohe qe personi i dyte ka humbur jeten ne Qekreze, ne ane te rruges nacionale ne Kamze. Kane qene burimet policore qe kane bere te ditur dy aksidentet ne pune. Sipas tyre, rreth ores 22:00 te dy diteve me pare, ne Komisariatin numer 6, ka mberritur nje telefonate qe njoftonte per vdekjen e Baftjar Koxha 67 vjec, me detyre roje, ne nje prej pallateve ne ndertim ne vendin e quajtur "Astir Bojra". Ai ka qene duke kryer nevojat personale kur i ka rreshqitur kemba. Nderkohe qe Arben Lecka, 44 vjec ka qene i pafat. Policia tha se, ky i fundit me profesion hidraulik ka qene duke punuar ne nje puset, duke rregulluar rubat e ujit, kur kapaku prej betoni i ka rene ne koke. Ai ka marre plage te renda ne koke. Menjehere eshte nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak, por nuk ka mundur ti mbijetoje goditjeve te marra. Ai ka gjetur vdekjen ne ores 09:00, te dites se djeshme.
ROJA
Policia e Tiranes ka bere te ditur dje se, rreth ores 22:00 te dy diteve me pare, ka rene nga skela 3 metra e larte dhe ka gjetur vdekjen 67-vjecari Baftjar Koxha, lindur ne Burrel dhe banues tek Unaza e re. Ky i fundit ishte roje ne nje prej pallateve ne ndertim ne kete zone. Provat e mbledhura nga policia kane dale ne perfundimin se, vdekja e te moshuarit ka qene aksidentale, pasi i ka rreshqitur kemba dhe ka rene me koke duke gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas te dhenave, Koxha, ishte duke kryer nevojat personale kur ka rene me koke ne toke. Mosha e thyer dhe lartesia e konsiderueshme kane qene fatale per te, duke i marre dhe jeten. Kane qene sherbimet Komisariatit numer 6, qe jane njoftuar per vdekjen e rojes se pallatit ne ndertim e siper ne Unazen e Re prane firmes "Astir Bojra". Ne vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor me qellim zbardhjen teresisht te rrethanave dhe shkaqeve te kesaj ngjarje.
HIDRAULIKU
Renia e pusetes ne koke ka qene fatale per 44-vjecarin Arben Lecka banues ne Kamze Tirane, baba i dy femijeve te mitur. Punonjesi i bashkise se Kamzes, ka qene duke rregulluar nje tubacion uji kur ka gjetur vdekjen. Pas marrjes se ketij informacioni menjehere struktura e kontroll territorit e Komisariatit numer 6 dhe e seksionit kunder krimeve ndaj jetes dhe shendetit shkuan ne vend ngjarje per te sqaruar kete ngjarje. Nga veprimet hetimore dhe nga deklarimet e deshmitareve okulare eshte dale ne perfunditm se Lecka me pune hidraulik ne Bashkine Kamez gjate punes per riparimin e rrjetit, ne momentin e futjes ne nje puset buze rruges ne Cekreze i ka rene kapaku i betonit te pusetes duke e plagosur ne koke. Te aksidentuarit ju dha ndihma nga kalimtaret e rastit, por nuk mundi te jetonte dhe gjeti vdekjen gjate transportit per ne Spitalin Ushtarak Tirane.
Artan Cena