Abonetë e studentit shiten me çmim të lartë

Abonetë e studentit shiten me një çmim rreth dyfish më shumë nga ai i caktuar.
Studentët ankohen se është problem jo vetëm çmimi i tyre por edhe gjetja e aboneve pasi mungon një informacion i saktë për këtë shërbim.
Mënyra e shpërndarjes së abonesë bëhet në mënyra të ndryshme.Disa shpërndahet pranë stacioneve të autobuzave ose kalojnë dorë më dorë dhe përfundojnë me çmime më të larta.
Studentët kërkojnë të vihet një rregull dhe të përfitojnë sipas të drejtës që i takon për këtë shërbim.