E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri shpreson që Juve të gabojë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mendon se ende mund të ketë ndryshime në renditjen në tabelë në javët e fundit të sezonit.

Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat, me Juventusin që tani mban kreun, dhe që në fundjavë ka një ndeshje të vështirë përballë Romës.

“Scudetto ende nuk është fituar, do të fitohet nga skuadra me nervat më të fuqishme”, ka thënë Allegri gjatë një seance pyetje-përgjigje me tifozët në Twitter.

Italiani po ashtu ka thënë se kur ata nuk luajnë mirë në pjesën e parë, në pauzë ai tregon lojtarëve barsoleta, për t`i stimuluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›