E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete hetim nga Autoriteti i Konkurrences

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur hapjen e një hetimi të thelluar për të shqyrtuar nëse ka apo jo, shenja të kufizimit të konkurrencës në këtë treg. Ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg ka filluar pas ankesave të disa operatorëve për shpërndarjen dhe tregtimin e aboneve. Hetimi i thelluar do të përqendrohet në tregun e tregtimin e aboneve të përgjithshme dhe ato të studentit në shërbimin e transportit qytetas në Tiranë.  Gjatë hetimit paraprak të zhvilluar në treg, janë vënë re shenja të kufizimit të konkurrencës pasi Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas (SHKTQ) ka refuzuar të shpërndajë kartonat shoqërues të aboneve sipas sasisë së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës. Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu ka vendosur marrjen e masës së përkohshme për tregtimin e të gjithë aboneve të studentit nga operatorët që veprojnë në tregun e transportit qytetas sipas sasive të caktuara nga Bashkia e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›