E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce kendoi himnin ne playback

Nuk ka rëndësi se cfarë tha presidenti Barak Obama në ceremoninë e inagurimit apo se cfarë kishte veshur zonja e parë Mishel Obama në ballo.
A po këndonte live Bejons himnin amerikan apo jo, kjo është cështja.
Këngëtarja e cmimit Gremi nuk ka reaguar ndaj stuhisë mediatike që u krijua pas performancës së saj në Uashington përballë mijëra personave dhe miliona të tjerëve që ndiqnin nga televizori.
Ka mjaftuar fjala e zëdhënëses së bandës së marinës amerikane e cila ka saktësuar se këngëtarja kishte vendosur minutën e fundit për të futur diksun e regjistruar. Por në një deklaratë për shtyp banda ka përgënjeshtruar cdo gjë, duke thënë se asnjeri nuk është në gjendje të thotë nëse Bejons ka kënduar Live apo jo.
Por gjithësesi fansat nuk e kanë pasur problem pasi e kanë gjykuar performacën të mrekullueshme.
"Live ose jo ishte e mrekullueshme. Nuk ka rëndësi sepse në fund të fundit ishte zëri i saj.
Bejons do të jetë sërish në qendër të vëmendjes muajin tjetër pasi do të performojë në finalen e super boul në tre shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›