Kryekomunari jo pronarit te tokes se 4 kishave ne Liqenas
Dalja e pronarit për pronën ku janë të ndërtuar katër kishat mesjetare në Liqenas të Korçëss, njëra prej tyre monument kulture e kategorisë se pare, ka zemëruar kreun e komunës.
Kurse banorët kërkojnë të përballen me këtë pronar enigmatik
Jashtë logjike, thotë kreu i komunës, nëse AKP e ka marrë një vendim të tillë.
Bëhet fjalë për kishat e Shën Thanasit, Shën Palit, Shën Mërisë dhe pyllin e kishës së Shën Gjergjit. Drejtoresha e Monumenteve Rajonale te Kulturës ne Korçe, Jorida Rëmaçka, jashte kamera thotë se është njohur me problemin.
Ajo konfirmon se njëra nga kishat është monument kulture dhe pikërisht Shen Maria.
Sipas saj zyra juridike po përgatit dosjen per t’ia dërguar Ministrisë se Kulturës. Me herët Kisha Ortodokse dhe Mitropolia e Korçës kane ngritur padi ne Gjykatën e Tiranës për shfuqizimin e vendimin e AKP-se.