E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gra te tragjedise se Otrantos ndodhen ne morgun e Brindisit

Itali

Ne morgun e Brindisit ndodhen pesembedhjete kufoma njerezore qe nuk kane emer por vetem nga nje numer nje kod qe i identifikon se ku dhe kur jane gjetur nga policia mes te cileve mendohet se jane edhe trupat e dy grave qe dyshohet se u perkasin viktimave te tragjedise se Otrantos. Keshtu shkruajne mediat italiane sipas te cilave eshtrat e personave jane gjetur ne Brindisi apo provincat e tij dhe ndodhen ne morgun e spitalit Perino.

Jane raste te pazbardhura me te cilat punojne forcat e rendit per te zevendesuar pllakat me nga nje fotografi dhe nje emer dhe mbase per te lehtesuar dhembjen e familjareve qe ende jane ne kerkim te te dashurve te tyre. Dy prej tyre dyshohet se jane viktima te tragjedise se Otrantos se 28 marsit te vitit 1997 ku humben jeten 84 shqiptare. Pikerisht ate dite autoritetet italiane raportuan se kishin gjetur trupat e pajete te dy grave qe ende sot e kesaj dite kane mbetur pa emer dhe pa asnje element qe mund tu jape atyre nje identitet. Por hetuesit besojne se ato ishin pjese e shqiptareve qe gjendeshin ne bordin e anijes Kateri i Rades qe u perplas me anijen luftarake italiane Sibila dhe per pasoje 84 shqiptare ku burra gra e femije perfunduan ne thellesine e detit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›