E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket pa adrese nena e dy femijeve

Librazhd

Mengjesin e se dieles eshte larguar nga banesa pa lene adrese nje 40-vjecare nga Hotolishti i rrethit te Librazhdit. Sipas te afermve te saj Flutura Alliu nene e dy femijeve nuk dihet se ku ndodhet qe nga fundjava. Ajo eshte pare per here te fundit nga bashkefshatare te saj ne rrugen kombetare qe lidh qytetet e Librazhdit dhe Perrenjasit. 40-vjecarja qe nga mengjesi i te dieles rezulton e zhdukur teksa nuk ka asnje mundesi komunikimi pasi edhe telefoni i saj celular eshte i fikur. Te afermit e Alliut kane sinjalizuar policine lokale per zhdukjen pa adrese te saj dhe prej tri ditesh jane ne kerkim te vendndodhjes se nenes me dy femije. Rreth nje muaj me pare Flutura ka humbur pas nje semundjeje te rende nje nga tre femijet e saj dhe mjerisht pas kesaj tragjedie e ka braktisur edhe bashkeshorti i cili ka marre me vete ne emigracion edhe dy femijet e mbetur. Ne keto kushte dyshohet se 40-vjecarja ka kaluar ne depresion dhe se nuk dihet me as edhe se ku ka perfunduar pas largimit nga shtepia. Te afermit gjate ketyre diteve e kane kerkuar ngado por pa mundur dot te gjejne ndonje gjurme te saj. Aktualisht ata kerkojne qe shteti te beje gjithcka eshte e mundur per gjetjen e 40-vjecares Flutura Alliu nga fshati Cercan 8 kilometer larg Librazhdit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›