Aborti i politikës së Edi Ramës në Sheshin “Nënë Tereza”
Edhe në mbyllje të fushatës, në kryeqytet s’ia doli rilindja e Edvinit. Pamjet nga lart vërtetojnë braktisjen e kryeqytetasve për një politikan që i mashtroi 11 vjet rresht
Pse-ja që Edi Rama kandidoi në qarkun e Vlorës dhe jo të Tiranës mori kuptim në mitingun përmbyllës të djeshëm të kreut të PS në kryeqytet. Pandeli Majko dhe Sajmir Tahiri nuk mund të sillnin në sheshin Nënë Teresa më shumë se 8 mijë socialist çka dënoi me vdekje mitingun përmbyllës së Edi Ramës në Tiranë. Dhe kjo është përgjigja më e qartë e një fushata elektorale pa program dhe pa ide, që u bazuan në sharje dhe fyerje. Kësisoj ndjesia e tij që kryeqyteti e refuzoj një herë dhe do ta refuzonte sërish mori kuptim në dështimin e mitingun në Tiranë. Vendimmarrja e tij për të kandiduar në Vlorë ishte e drejtë. Pamjet dhe fotot nga lart të Alket Islamit, që me mjetin e tij fluturues, dëshmuan një shesh me shumë boshllëqe sinjalizojnë një bojkotim të qytetarëve të Tiranës.
Padyshim ka arsye të mëdha që shuplaka e qytetarëve të kryeqytetit i ka dhënë sytë xixa Edi Ramës. Nuk është vetëm angazhim serioz i kryebashkiakut Lulzim Basha për ta bërë kryeqytetin një qytet normal të banueshëm pa trafik dhe me shumë zhvillim dhe gjelbërim. Por Edi Rama nuk e kupton që qytetarët e Tiranës i ndëshkuan njëherë me 8 maj të para dy viteve dhe nuk ia falin kurrë që në 11 vite, si kryebashkiak Edi Rama u bëri të vështirë jetën për qëllime politike të marrjes së pushtetit. Edi Rama nuk shkonte në punë. Ai sot premton legalizime por janë të shumtë qytetarët e kryeqytetit që patën shtëpi me tapi dhe patën iu prishën shtëpinë për qëllime të errta, pallatesh të Koço Kokëdhimës. Ndërtuesi i 2K, dy herë Koço Kokëdhima bëri pallate sa deshi në kryeqytetit dhe sipërmarrja e Edi Ramës për të kandiduar në qarkun e Vlorës është pasojë e garancisë që jep ai për ndërtimin e pallateve dhe rezorteve në bregdet. Koço Kokëdhima dhe Edi Rama nuk mund të kandidojnë për deputet në qarkun e Tiranës sepse do të ishin përpara një kapitullim pa nisur gara elektorale. Edi Rama ka humbur busullën dhe kryeqytetit e njofton për humbjen e madhe që s’ka alibi ta mohojë. Rama nuk rilind, dështon në Tiranë.