E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Edi Rama ju përçmon, ju quajti çeçenë dhe shpellarë

21-06-2013 / Gazeta 55

PD tubim madhështor në Kamzë/ Basha: “Brenda 30 shtatorit, tapitë e çdo shtëpie në Tiranë”

Partia Demokratike zhvilloi dje pasdite mitingun përmbyllës në Kamëz, me premtimin e kryeministrit Sali Berisha se, me votën për të djathtën ata zgjedhin legalizimin e banesave, dyfishimin e turizmit dhe zhvillimin e integrimin e vendit ne BE. Nga qyteti i demokracisë, siç e e cilësoi kryeministri, nën një atmosferë mjaft entuziaste dhe të pushtuar nga ovacionet e fitores, shefi i mazhorancës shprehu solidaritetin e tij me banorët e Kamzës, të cilët për 11 vjet me radhë janë fyer dhe diskriminuar nga Edi Rama i cili ka guxuar deri aty sa i ka quajtur banorët e Kamzës çeçenë dhe shepellarë. “A mund t’i jepni votën dikujt që ju ka përçmuar dhe fyer për 11 vjet?”- i është drejtuar kryeministri Berisha qytetarëve të Kamzës. “Ju bëj thirrje, mos lejoni veten të mashtrohet nga një njeri i cili do mbetet në memorien e politikës së pari si gënjeshtari i lindur, së dyti si njeriu që në çdo tribunë është i detyruar të betohet se nuk do tradhtojë kurrë se është simboli i pabesisë në çdo gjë. Erdhi këtu dhe ju tha se nuk ju ka thënë çeçenë dhe shpellarë, e harroi këtë dhe ju tha se jeni shpellarë në shpellën e Saliut. Ju jeni krenaria juaj. Nëse një banor i Kamzës, Paskuqanit tregon vetëm një të mirë që u ka bërë përveçse përçmimit, Edvin Kristaq Rama, atëherë le t’i besojnë”- u shpreh kryeministri Berisha. Të besosh defterët e Edi Ramës sipas kryeministrit, është si të besosh defterët e Don Kishotit dhe Sanço Panços. “Të besosh defteret e Edvin Ramës dhe Pjerin Ndreut është si të besosh defterët e Don Kishotit dhe Sanço Panços. Kërkesa ime për secilin prej jush është që të bisedoni me çdo të afërm dhe të njohur dhe t’u shpjegoni se do ishte gabim fatal t’i besoni një njeriu të tillë” – deklaroi Berisha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha: Edi Rama, prodhim i skaduar që do refuzohet nga e gjithë Shqipëria

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaro dje gjatë mitingut përmbyllës të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike në Kamëz, se “Xhelal Mziu dhe Lulzim Basha me ndihmën e kryeministrit Sali Berisha, do të sjellin tapitë e çdo shtëpie në Tiranë, Kamëz dhe gjithë qarkun e Tiranës brenda 30 shtatorit”. Duke vlerësuar si projektin më të mirë urbanizimin e Kamzës, kryebashkiaku i Tiranës tha se, “do ta vazhdojmë, pasi kemi mbështetjen e kryeministrit Berisha” dhe njoftoi projektin e ri për fillimin e kredisë për punësimin, ku do të përfshihen banorët e Kamzës dhe të rinjtë. “Do të çlirojmë garancinë për kredi deri në 5 mijë euro për të rinjtë e Kamzës”, tha mes të tjerave, kryebashkiaku i Tiranës, Basha. Duke iu referuar mitingut të Partisë Socialiste së fundi në Kamëz dhe premtimit të kreut Edi Rama për legalizimin e banesave aty, kryebashkiaku i Tiranës, Basha tha se, “ish-kryetari i Bashkisë, i vetëdijshëm se nuk i pi më ujë fjala dhe askush nuk i beson më, firmosi një copë letër, por ju më mirë se kushdo e dini mirë se burri vlerësohet nga veprat, jo nga fjalët”. Duke u shprehur për Edi Ramën, që “në 11 vjet në krye të bashkisë, dëshmoi se nuk i mbajti premtimet”, Basha kujtoi se si ish-kryetari socialist, “banorëve të Bregut të Lumit jo vetëm që u çoi fadromat, por u prishi banesat disave, të cilët i kishin në proces legalizimesh, nuk shtroi asnjë metër rrugë të vetme në lagjet e banorëve të ardhur, sepse i përbuzi”. Duke e quajtur modelin si kryebashkiak të Edi Ramës, “model të skaduar”, Basha u shpreh se: “këtë model, që Tirana e refuzoi në 8 maj 2011 si prodhim i skaduar, të cilit i ka kaluar çdo afat i mbrojtjes së konsumatorit dhe që nuk e hëngri Tirana, sot nuk e ha Kamza dhe gjithë Shqipëria”. Ndërsa tha se “Edi qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u kërkoi banorëve të Kamzës që të votojnë alternativën e provuar të shërbimit me Kryeministrin Berisha. “Të votojnë nr 44 për planin tonë konkret, për zhvillimin, rritjen e punësimit, integrimin në BE. Duke u thënë “ndal” zullumeve të bojkotit, ne do të vazhdojmë rrugën për tu bërë anëtarë të BE-së”, tha Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›