E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Liberalizimi i vizave me SHBA, premtim serioz - do e realizojmë”

21-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla

Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmë se liberalizimi i vizave të qytetarëve shqiptarë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një premtim serioz i cili do të realizohet. Kreu i qeverisë ishte i ftuar në “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla, ku komentoi fushatën e demokratëve, akuzat e liderit të opozitës në drejtim të tij. Duke u ndalur tek çështja e liberalizimit të vizave me SHBA-në, shefi i ekzekutivit theksoi se, “kjo është një çështje shumë serioze”. “Unë çështjen e liberalizimit të vizave e kam çështje serioze. Në rrafshin ndërkombëtar nuk mund të gjesh kurrë një premtim timin, unë nuk kam premtuar anëtarësimin në NATO për shembull. Unë i llogaris mirë. Kam thënë do heqim vizat me BE, i hoqëm sepse i kisha llogaritur. Edhe këtë e kam llogaritur. Me këtë punë po merret Podesta. Të garantoj se po merret dhe na jep këshilla se cilat janë hapat që duhet të merren për liberalizimin e vizave. Kongresi amerikan është shumë i rëndësishëm për këtë proces. Podesta po lobon në favor të një kombi mik që janë shqiptarët. Podesta po merret me promovimin e potencialeve të Shqipërisë. Është një lobist nga më të fuqishmit”- u shpreh Berisha. Duke u ndalur te programi i Partisë Demokratike, veçanërisht ai për infrastrukturën, Kryeministri u shpreh se, “Tuneli i Elbasanit është tre funksionesh, është segmenti kryesor i korridorit të 8, është segment kryesor i Boshtit të Jugut, është tuneli që bashkon Tiranën me Elbasanin dhe në këtë aspekt është projekti më fizibël”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›