E Diel, 1 Nëntor 2026

Aborti, një dënim i pashpallur me vdekje

Ymer Lumshi

-Si rezultat i mosformimit njerëzor të individit tek ne, shumë nëna, por më tepër vajza të reja, këto vitet e fundit po veprojnë ngutshëm për të bërë aborte. Është shumë shqetësuese që këto veprime po bëhen edhe të miratuara nga ligji. Si është e mundur që shoqëritë shqiptare të miratojnë një ligj të tillë, i cili lejon zhdukjen e një njeriu që sapo është formuar dhe nuk është në gjendje të mbrojë vetveten? Del kështu ana tjetër e problemit: pse u miratua ligji që të mos ketë dënime me vdekje kur krimineli (i akuzuari) është në gjendje madhore dhe i del zot vetes, ose mbrohet dhe me avokat? A nuk janë këto 2 ligje në kontradiktë me njëri-tjetrin? Pse ligjvënësit nuk bëjnë studime e analiza për këto shfaqje? 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›