Aborti/Studimi: Mjekët e mamitë, të patrajnuar

Mjekët dhe personeli ndihmës e konsiderojnë abortin metodë të planifikimit familjar. Përfundimi del nga një studim i Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim, sipas të cilit bluzat e bardha shfaqin një lloj prapambetje në këtë fushë. Sipas Erieta Dobit, koordinatore e projektit, mungon trajnimi i vazhdueshëm i personelit. Megjithatë, duket se miratimi i ligjit për abortin në Shqipëri, ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve në këto vitet e fundit.
Ka shumë pak statistika për numrin e aborteve në Shqipëri. Edhe pse është një ndërhyrje tërësisht e ligjëruar, për këtë fenomen mungojnë statistikat e plota. Më informale të dhënat janë në sektorin privat.