E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, plagosen dy policë nga sulmi me granatë

Dy policë të Serbisë janë plagosur nga një sulm me granatë dore në fshatin Lluçan, afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Policët, që ishin pjesëtarë të njësisë speciale, ishin në patrullim të rregullt, kur një granatë është hedhur në makinën e tyre, pak pas mesnatës, ka pohuar ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç. Incidenti ndodhi në fshatin Lluçan, në Luginën e Preshevës, që është e banuar me popullatë shumicë shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›