Turizmi/ Saranda, në 5 destinacionet më të mira në botë
Rrjeti britanik i investimeve ndërkombëtare "Write About Property", në rekomandimet për investime në pronat e patundshme vlerëson se qyteti i Sarandës është një nga destinacionet më popullore turistikë në botë. Shkrimi, në formën e një analize komplekse, ndalet në të tashmen dhe perspektivën e qytetit jugor. Në shkrimin e "Write About Property" jepet edhe një parashikim për të ardhmen e tregut të pasurive të patundshme në Sarandë. Kështu sipas autorit të shkrimit, Liam Bailey, vlera e pronave të patundshme në qytetin buzë Jonit do të ngrihet deri në 200 %. Dhe në bazë të analizës, një gjë e tillë do të ndodhë të paktën brenda 10 viteve të ardhshme. Sipas Baileyt, rritja e vlerës së tregut të pronave të patundshme do të vijë pasi Saranda në vitet e ardhshme do të përjetojë rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Në shkrimin e Write About Property analizohen edhe faktorët që do të ndikojnë në të gjitha këto. Kështu për Liam Baileyn e gjitha kjo do t;i dedikohet klimës, bregdetit të mrekullueshëm të Jonit, dhe shpenzimeve të ulta të jetesës. Bailey shkruan se më gjithë këto potenciale, nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar potencialin real të Sarandës. Shkrimi ndalet edhe të planet e Tiranës zyrtare për t'i shndërruar plazhet shqiptare në më të mirat në Europë. Në shkrimin e "Write About Property" përmendet edhe vlerësime të tjera të bëra nga programe apo agjenci të specializuara në këtë fushë.
Bailey i referohet vlerësimit të Programit Blu Flag, i cili vlerëson merita atyre vendeve bregdeti i të cilave është i pastër dhe i sigurt. Në bazë të të gjitha veçorive shkrimi përfundon se Shqipëria e meriton plotësish cilësimin "Pasion të ri Mesdhetar".
Bailey i referohet vlerësimit të Programit Blu Flag, i cili vlerëson merita atyre vendeve bregdeti i të cilave është i pastër dhe i sigurt. Në bazë të të gjitha veçorive shkrimi përfundon se Shqipëria e meriton plotësish cilësimin "Pasion të ri Mesdhetar".