E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabelat shqip 1 euro, reagon profesor Shezai Rrokaj

Vendimi qeveritar se taksa 1 euro do jetë vetëm për tabelat e vëna në shqip, na bën të vetëdijësohemi për një fenomen, i cili ka pushtuar të gjitha fasadat dhe zonat e reklamimeve. Të paktën në Tiranë, është aq e përhapur mania e emërtimeve në gjuhë të huaj, sa po të vëresh reklamat, mund të mendosh se jeton në një qytet ndërkombëtar. Gjuhëtarët vërejnë me shqetësim se ky fenomen është një presion ndaj gjuhës shqipe, madje e cënon atë. Sipas profesor Shezahi Rrokaj, dashamirësia ndaj gjuhëve të huaja e shprehur në këtë formë, është tërësisht e paparanueshme.
Sipas profesor rrokaj, gjuhëtarët kanë propozuar disa herë ngritjen e një agjencie, pranë njësive të licensimit të bizneseve, e cila të kryejë funksionin e organit këshillimor për emërtimet e tabelave dhe reklamave, të cilat duhet të ruajnë identitetin kombëtar.
Pas vendimit më të fundit të qeverisë, dashamirësit ndaj emërtimeve në gjuhë të huaj, duhet të zgjedhin mes xhepave dhe pasionit të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›