E Diel, 1 Nëntor 2026

Abraham, “i vetëm në shtëpi”

Ambasada norvegjeze i ka shpjeguar drejtuesve të klubit të Tiranës se për nigerianin nuk mund të lëshohej viza një vjeçare pasi ai ka dalë me probleme në sistemin kompjuterik në lidhje më të dhënat gjenerale.

Mbrojtësi i majtë i Tiranës do të jetë një mungesë mjaft e rëndësishme për skuadrën e Lonçareviç pasi alternativat në këtë repart janë të pakta për më tepër që lojtar tipik të krahut të majtë Tirana nuk ka për momentin as në mesfushë. Kroati 65-vjeçar pasi u detyrua të zëvendësonte Agollin e larguar duke natyralizuar Sefën si mesfushor të majtë do ti duhet ti bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin e krahut të majtë.

Drejtuesit e klubit të Tiranës kanë zhvilluar një tjetër takim me një prej përfaqësuesve të ambasadës norvegjeze për të mundësuar marrjen e vizës për nigerianin por sërish kanë marrë një përgjigje negative dhe mund të quhet definitive që Abraham nuk do të jetë në 21 korrik në Telenor Arena, ku Tirana do të diskutojë kualifikimin përball norvegjezëve të Stabaek.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›