E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Kupa e Italisë zgjon interesin e kinezëve

Më shumë se gjysma e kapacitetit prej 80 mijë vendesh është prenotuar që tani, dhe për këtë organizatorët nuk kanë asnjë dyshim. “I gjithë stadiumi pa as më të voglin dyshim do të jetë i mbushur plot”, shprehen ata.

Ndeshja parashikohet të zhvillohet më 8 gusht, datë që korrespondon me fillimin e Lojërave Olimpike një vit më parë. Popullsia aziatike shquhet në përgjithësi për dashamirësinë e saj ndaj futbollit italian, dhe drejtuesit e Liga Calcio-s e kanë menduar mirë këtë gjë. Nga kjo ndeshje e vetme priten të nxirren 7.5 milionë euro fitim.

Super Kupa e Italisë është zhvilluar edhe më parë jashtë vendit, në SHBA dhe Libi. 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›