Vllaznia trondit renditjen e IFFHS

Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), bazuar në klasifikimin vjetor për 350 klubet më të mira të globit, të publikuar dje.
Nëntë herë kampionët e Shqipërisë janë pozicionuar në vendin e 213, në kuotën e 79 pikëve. Kjo renditje është e vlefshme për periudhën 1 janar 2008 deri më 31 dhjetor 2008, ku paraqitjet e Vllaznisë janë vlerësuar si të mira nga organizmi i njohur ndërkombëtar i vlerësimeve.
Ky organizëm e ka parë të arsyeshme ta katapultojë Vllazninë vetëm brenda një muaji 44 vende më lart: në fillim të muajit dhjetor, shkodranët pozicionoheshin në vendin e 267 në kuotën e 73 pikëve, ndërsa më 31 dhjetor e shikojnë veten në vendin e 213 me 6 pikë më shumë dhe 44 vende më lart.
Të vlefshme për këtë ecuri të mirë të shkodranëve në këtë klasifikim janë paraqitjet e tyre në gjysmën e dytë të sezonit 2007-2008, në gjysmën e parë të sezonit 2008-2009 dhe ato në Kupat e Evropës, ku Vllaznia mundi të kalojë një tur. Këtë pjesë të parë të sezonit aktual, skuadra e trajnerit Agim Canaj e ka kurorëzuar më së miri: e para në renditje në kuotën e 34 pikëve pas 17 ndeshjesh dhe fituese e titullit simbolik “Kampionia e dimrit”.
Shkodranët, gjashtë herë fitues të Kupës së Shqipërisë, kanë lënë pas vetes jo pak, por 139 skuadra botërore, pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare, botërore e evropiane, në nivel klubesh.
Skuadra e presidentit Valter Fushaj ka po aq pikë sa skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ittihad Aleppo, ajo skoceze Aberden dhe Deportivo Cuenca nga Ekuadori. Kuqeblutë shqiptarë kanë lënë pas në renditje edhe emra të njohur si holandezët e Fejnordit, serbët e Crvena Zvezdës, norvegjezët e Rosenborgut, italianët e Kaljarit dhe Torinos, rumunët e Dinamos së Bukureshtit etj. Renditja e re botërore kryesohet nga Mançester Junajtid me 292 pikë (+ 1 vend), që ndiqet nga Bajerni i Mynihut (272 pikë, + 4) Liverpuli i treti (267 pikë). Barcelona është humbësja e madhe, pasi nga vendi i parë ka zbritur në vendin e 4- me 266 pikë.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code