Abramovic: Ndarja e Kosovës shumë e rrezikshme
UASHINGTON- Eksperti për Ballkanin dhe ish-diplomati i njohur amerikan Morton Abramovic (Abramowitz) thotë se Kosova dhe Perëndimi duhet të jenë të përgatitura për hapat që duhet të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Abramovic (Abramowitz), ekspert në Fondacionin Century thotë se një nga skenarët me të cilat mund të përballet Kosova, mund të jenë negociatat politike të propozuara nga serbët me mundësinë e diskutimit të fatit të rajoneve serbe të veriut. Në lidhje me ndikimin e mundshëm të opiniont të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pozitën e Kosovës në botë, ambasador Abramovic tha në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se "cilido qoftë vendimi, do të ketë ndikim". "Por nëse është në favor të Kosovës do të sillte si rezultat shumë më tepër njohje, gjë që do të ishte shumë pozitive. Megjithatë kjo nuk do të thotë se patjetër do të zgjidhje problemin e hyrjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara për shkak të vetos ruse. Nëse Gjykata vendos në favor të Serbisë, nuk besoj se do të ketë ndonjë ndikim tek pavarësia e Kosovës", tha Abramovic.
Në lidhje me pohimet që Serbia do ta preferonte ndarjen e Kosovës, Abramovic tha se shpreson që jo. Sipas mendimit të tij, hapja e një teme të tillë do të ishte "shumë i rrezikshëm për gjithë rajonin". Nga ana tjetër, thotë ai, ka vende që janë në favor të ndarjes dhe në fund të fundit shumica e banorëve të atyre distrikteve janë serbë dhe ata asnjëherë nuk janë qeverisur nga Kosova. Abramovic thotë që një gjë e tillë do të hapte diskutime të tjera, si ideja që Lugina e Preshevës që bashkohet me Kosovën. Andaj ai sugjeron që Perëndimi dhe qeveria e Kosovës duhet të jenë të përgatitur për reagimin ndaj një mundësie të tillë.