Dekretet e Topit përgjykatën, sot nis seanca dëgjimore
TIRANE-Seanca dëgjimore për tre kandidaturat e presidentit Topit për në Gjykatën e Lartë, do të zhvillohet të mërkurën.
Ne mbledhjen e radhes te se henes, Kreu i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ilir Rusmali bëri të ditur se seanca dëgjimore me tre kandidaturat e dekretuara për anëtarë në Gjykatën e Lartë, do të nisin të mërkurën. Medi Bici, Vexhi Muçmata dhe Sokol çomo janë tri kandidaturat që do të futen në sitën e maxhorancës dhe të opozitës në komisionin parlamentar të Ligjeve.
Sipas burimeve, mësohet se zhvillimi i seancave u mundësua pas plotësimit të dosjeve për çdo kandidat nga ana e institucioneve të tjera. Me ndryshimin e Rregullores së Kuvendit gjatë seancës të së enjtes, komisioni i Ligjeve ka 8 javë në dispozicion për shqyrtimin e dekreteve. Amendimet e demokratëve për çështjen e Rregullores, bënë që komisioni i Ligjeve të shkelë “Kushtetutën” e Kuvendit për mosshqyrtimin brenda tre javëve të dekreteve. Pas shqyrtimit të këtyre dekreteve, deputetët do të realizojnë për herë të parë me votim të hapur të dekreteve të presidentit për anëtarë në Gjykatat e Lartë apo Kushtetuese. Opozita e ka kontestuar një fakt të tillë, duke e cilësuar si një shkelje të së drejtës së deputetit, dhe se një gjë e tillë ndërmerret për shkak të marrjes së vendimeve partiake për dekretet e kreut të shtetit.
Raporti i ngushtë i votave në Kuvend ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, bëri që demokratët të propozonin nismën për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit. Votimi i hapur mund të shmangë rrjedhjen e votave të maxhorancës, në rast se kandidaturat e paraqitura nga ana e kreut të shtetit janë të papranueshme për PD-në. Një ndryshim të tillë mund të bënte që votat pro apo kundër, pas marrjes së vendimit politik për t’i votuar apo jo emrat e Topit, për në institucionet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare.
(d.b/BalkanWeb)