E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2 ditë pushim, cerekfinalet më 2 Korrik

JOHANESBURG-Ndeshjet e djeshme I hapin rrugë ndeshjeve të cerekfinales që nis më 2 Korrik.
Dje Spanja mundi Portugalinë 1 me 0 me gol të shënuar nga David Villa në minutën 62. Ky ishte takimi i parë mes dy fqinjëve iberikë në një Botëror.

Në ndeshjen e parë të ditës midis Japonisë dhe Paraguajit, koha e rregullt perfundoi ne barazim 0 me 0. Edhe shtesat nuk e ndryshuan rezultatin por Japonia humbi me penallti, 5 me 3.

Me këto dy ndeshje përfundoi raundi i gjashtëmbëdhjetëshes për Kupën e Botës që po zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Pas dy ditë pushimi, ndeshjet e çerekfinales fillojnë më 2 korrik me takimet Uruguaj - Ganë dhe Holandë - Brazil.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›