E Enjte, 5 Nëntor 2026

Abramoviç largohet nga Çelsi

Roman Abramovich nuk është më pronar dhe president i Chelsea. Njoftimi erdhi me një deklaratë zyrtare. “Gjatë gati 20 viteve të pronësisë sime në Chelsea, gjithmonë e kam konsideruar rolin tim si kujdestar i klubit, detyra e të cilit është të sigurojë suksesin më të madh që kemi sot, si dhe të ndërtojmë  të ardhmen, dhe në të njëjtën kohë të luajmë një roli pozitiv në komunitetin tonë”.

“Unë gjithmonë kam marrë vendime me interesin e klubit në zemër. Unë u mbetem besnik këtyre vlerave. Prandaj sot po ua besoj administruesve të Fondacionit Bamirës Chelsea menaxhimin dhe kujdesin e Chelsea FC. Besoj se aktualisht janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha manjati rus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›