Abramovich e do Ligën e Kampionëve

Edhe pse arritën sukses të dyfishtë, duke e fituar Premierligën dhe Kupën e Anglisë, futbollistët e Chelseas duhet të bëjnë më shumë për t’ia plotësuar dëshirën pronarit Roman Abramovich: ta sjellin trofeun e Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge.
“Nuk ka dyshim se në kokën e Roman dhe te të gjithë ne qëndron Liga e Kampionëve. Ai ka thënë se duhet të angazhohemi maksimalisht sezonin e ardhshëm, edhe pse është entuziast për ‘Double’ dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë”, tha kapiteni i klubit londinez, 29 vjeçari John Terry.