Abramovich festë madhështore në jaht për ndërrimin e viteve
KARAIBE- Miliona lekë janë shpenzuar për ushqim, pije të shtrenjta, e fishekzjarre, që së bashku me grupin e rokut Red Hot Chili Peppers do të jenë pjesë e argëtimit të 300 mysafirëve, që miliarderi Roman Abramovich ka zgjedhur për të kaluar natën e ndërrimi të viteve.
Daily Mali shkruan sot se, vendi ku do të mbahet festa janë ishujt e Karaibeve dhe pikërisht ishulli Shën Barts, i cili pritet të ndriçohet mbrëmjen e ndërrimit të viteve nga kjo festë gjigande.
Plot 5 milion paund pritet të shpenzojë miliarderi rus për këtë festë, e cila mund të organizohet në këtë mënyrë vetëm nga ai. Festa do të zhvillohet e gjitha në jahtin e tij 6 katësh.
Abramovich, 45 vjec ka shkuar tashmë në ishullin Shën Barts me partneren e tij Dasha Zhukova.
(ma.ar/BalkanWeb)