E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartolina e Fundvitit, Berisha: Nuk i coj online, i kam tradicionale

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha në një komunikim të gjatë sot me mediat për bilancet e vitit 2011, deklaroi se kartolina e fundvitit nga ana e tij do jetë edhe këtë vit, tradicionale dhe jo nje foto online si ajo e kryetarit të PS, Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët nëse do të përdorë teknnologjinë online, Berisha tha se aktualisht më i avancuar në vend është rrjeti celular ndërsa interneti, tha ai, mbulon vetëm 50% të vendit.

“Unë mbaj sms e celularit për urim se shkalla e penetrimit është 140% në Shqipëri ndërsa interneti është 50%. Nëse interneti do arrijë shifrat ku do më drejtohet cdo qytetar do e marr mundimin. Unë nuk bëj kartolina online, por ato tradicionalet më logon e Këshillit të Ministrave”.

Sa i përket krahasimit ku Rama kontakton me qytetarët me anë të rrjetit social Twitter apo Facebook, Berisha tha se axhenda e ngjeshur dhe koha e kufizuar nuk i lejon të bëjë të gjitha llojet e komunikimeve.
“Unë mbetem i zotuar se komunikoj, por nëse do e bej online do kohë dhe unë nuk kam kohë të shumtë t’u kthej përgjigje online, por do shoh mbase në të ardhmen kur 3G të ketë penetruar gjerësisht në gjithë vendin. Aktualisht më mban të lidhur sms i celularit, i cili më harxhon kohë. E kam të pamundur të jap përgjigje të menjëhershme. Do doja ta përdorja Facebook dhe Twitter. Por, ndoshta kur interneti të përdoret tek të gjithë abonentët unë do t’i përdor të dyja”.

Dy ditë më parë Kryetari socialist, Edi Rama zgjodhi një kartolinë tipike për shijet e tij artistike, për të uruar Vitin e ri 2012. Në faqen e tij në internet, www.edirama.al, kreu i PS-së postoi, një fotografi të një femre nudo dhe në fund të saj shkruhet: Gëzuar 2012.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›