Berisha: Isha President që lexoja Kushtetutën, s'mbaja karrige për parti
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha në takimin e sotëm përmbyllës me mediat për vitin 2011 iu referua dhe cështjes së zgjedhjes së Presidentit. Berisha garantoi se zgjedhja e Presidentit do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën ndërsa ironizoi presidentin Topi se po e përdor postin për parti.
“Për Presidentin kam deklaruar se do zbatohet Kushtetuta, e cila përcakton qartësisht se cili është statusi kushtetues i presidentit dhe mekanizmi për zgjedhjen e tij. Çdo koment jashtë kuadrit kushtetues është jo produktiv. Një nga 3 -4 shtyllat më themelore të sistemit demokratik është kushtetutshmëria. Ndaj zgjedhja dhe qëndrimi i presidentit është përcaktuar në Kushtetutë.
A kthehet ajo karrige në një parti të madhe apo të vogël? Kushtetuta e përcakton që jo. Unë jam bërë president në një periudhë pas një viti karriere politike. Libri që kisha në tryezën time ishin ligjet kushtetuese të vendit, të cilat nuk mund të cënohen. Ky është i gjithë problemi.Çdo person duhet të qëndrojë konform Kushtetutës”, tha Berisha pas interesit të mëdiave për cështjen e zgjedhjes së Presidentit.
(d.bonollari/BalkanWeb)