Abuzimet me ilaçet nën akuzë 2 mami e 2 farmaciste në maternitet
TIRANE- Dy kryemami të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” dhe dy farmaciste janë nën akuzë se kanë përfituar miliona lekë përmes shitjes në mënyrë të paligjshme të barnave dhe medikamenteve mjekësore të spitalit, që në fakt, duhet t’u jepeshin pacienteve.
Skandali i shitjes së së barnave pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, u denoncua pak muaj më parë nga vetë drejtori i këtij spitali, Halim Kosova.
Dy kryemamive Dashuri Kadesha dhe Lirie Shehaj dhe dy farmacisteve, Vitore Zhupa e Marije Dobra u është komunikuar zyrtarisht akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, ndërsa dosja është dorëzuar për gjykim në gjykatën e Tiranës.
Sipas prokurorisë dy kryemamitë, tërhiqnin nga magazina farmaceutike e maternitetit sasinë e barnave që u nevojitej për pacientet. Por në fakt, barnat nuk u shpërndaheshin pacientëve, pasi këtyre të fundit u thuhej se materniteti nuk kishte një X ilaç, në një kohë që kryemamitë e kishin tërhequr.
Më pas mamitë falsifikonin blloqet e tërheqjes së ilaçeve dhe tepricën e shisnin në farmacinë e maternitetit. Skema abuzive sipas prokurorisë është zbatuar nga të pandehurit për disa vite me radhë dhe përfitimet konsiderohen të kenë qenë mjaft të mëdha, shkruan sot Gazeta Shqiptare.
(s.g/balkanWeb)