Topi 8 maji duhet te shenoje fundin e eksperimenteve politike me zgjedhjet
Ne Shqiperi presidenti Bamir Topi tha sot se 8 maji duhet te shenoje fundin e eksperimentit politik me zgjedhjet. Ai kritikoi forcat politike per retoriken konfliktuale mungesen e debateve dhe incidentet duke u shprehur se zgjedhjet e 8 majit nuk jane nje gare mes simboleve slloganeve apo drejtuesve te partive. Ai shprehu shqetesim per informacione per premtime ne shkembim te votes apo tregtim te saj te cilat ndonese sporadike sic u shpreh presidenti nese jetesohen perbejne akte te padenja e te papranueshme.
Situata e tensionuar parazgjedhore e cila u reflektua me nje varg incidentesh ne gjysmen e pare te fushates si dhe pesha qe keto zgjedhje do te kene ne te ardhmen e integrimit europian te vendit kane bere qe presidenti Bamir Topi te nderhyje disa here gjate kesaj periudhe me thirje te shpeshta per nje proces te rregullt. Sot ai perfitoi nga nje takim me koalicionin e vezhguesve vendor per te kujtuar se Shqiperia nuk mund te vazhdoje odisene problmatike me zgjedhjet.
Ato duhet te shenojne konsolidimin e nje faze te re stabiliteti dhe demokracie te qendrueshme 8 maji ka shansin te jete akti i fundit i eksperimentit politik me zgjedhjet dhe keshtu nje sprove me rendesi per partite politike per kandidatet per administratoret e zgjedhjeve dhe per institucionet apo grupet e tjera publike e civile te perfshira ne kete process te rendesishem.
Presidenti Bamir Topi u shpreh me tone kritike ndaj partive politike dhe menyres se trajtimit te fushates elektorale e cila sipas tij nuk eshte nje gare midis simboleve slloganeve militanteve apo shefave te tyre
Duket se nje pjese e kandidateve dhe e partive politike e shohin 8 majin si nje test force per militantet strukturat dhe aftesine e tyre kontrolluese mbi procesin. Retorika e toneve te larta dhe ne disa raste konfliktuale mungesa e debateve profesionale mbi projektet dhe alternativat problemet ende te medha ne identifikimin e kufirit midis propagandes dhe nevojes per informim publik mangesite ne transparencen e premtimeve dhe financimit elektoral apo edhe nje varg incidentesh e aktesh dhune te panevojshme - jane tregues se palet politike kane nje kendveshtrim tjeter nga publiku i gjere mbi rolin dhe rendesine e ketyre zgjedhjeve.
Kreu i shtetit u shpreh se si pasoje e kodit zgjedhor ne garen e 8 majit ka renie te ndjeshme te kandidateve te pavarur apo te alternatovave lokale ndersa shprehur shqetesim per numrin e ulet te perfaqesimit te grave apo fenomeneve te tjera
Po me shqetesim kemi konstatuar nje numer kandidatesh nominale me probleme ne identitetin politik dhe ne cilesite e perfaqesimit. Informacionet per premtime ne shkembim te votes tregtim te votes presioneve administrative per vote partiake apo forma te tjera abuzimi me voten megjithese sporadike nese jetesohen perbejne akte te padenja dhe te papranueshme.
Presidenti Topi i beri thirrje dy partive te medha te mos shfrytezojne kontrollin qe kodi zgjedhor u jep mbi procesin zgjedhor
Partite politike te mos perfitojne nga monopoli bipolar ne administrimin zgjedhor per te bllokuar apo imponuar procesin ligjor e teknik te mos i shfrytezojne numrat e shumices ne komisione te niveleve te ndryshme per te cenuar sadopak klimen zgjedhore barazine apo integritetin e zgjedhjeve dhe se fundi por me me rendesi te deshmojne maturi e vullnet politik per te zgjidhur cdo mosmarreveshje ne forme konsensuale.
Demokratet dhe socialistet kane kontrollin e plote ne te gjitha nivelet e procesit zgjedhor e ne kete menyre jane ato qe kane ne dore vulen qe do ti vihet 8 majit.