Pukë, vrasja në Fushë-Lurë, kapet adoleshenti
DIBER - Policia e Dibrës dje vuri në pranga 19-vjeçarin Ersjon Hoti, i cili akuzohet për ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi tri ditë më parë në fshatin Fushë-Lurë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Nuri Kaci, baba i një fëmije.
Gjatë operacionit të koduar "Kurora e Lurës" u bë e mundur kapja e adoleshentit që akuzohet për "vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim" si dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Sipas policisë lokale, arrestimi i 19-vjeçari nga Fushë-Lura dhe banues në Tiranë erdhi si rezultat i një pune intensive dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit. Mësohet se pas kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se Ersjon Hoti në bashkëpunim me 30-vjeçarin Faslli Hoti i arrestuar që ditën e ngjarjes qëlluan për vdekje me kallashnikov Nuri Kacin.
Ndërsa, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, me të cilin u vra viktima; një granatë mësymëse si dhe disa telefona celular. Ngjarja, e cila tronditi banorët e Lurës ndodhi mesditën e së hënës në vendin e quajtur "Ura e Madhe". Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se familjet Kaci dhe Hoti prej disa kohësh ishin në konflikt me njëra-tjetrën, për pronësinë e rrugës dhe të drejtën e shfrytëzimit të lëndës drusore në pyll. Ndërsa, burrat e kësaj familje u takuan për zgjidhjen e këtij problemi, sherri mes tyre degjeneroi deri në përleshje.
(s.g/GSH/BalkanWeb)