Tiranë, Arvizu sheh Real-Barça me Bashën, takon Ramën
TIRANE- Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu takoi dje kandidatin e PD për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën. Si fillim, ai është ulur, në një takim informal me kandidatin demokrat, Lulzim Basha, në një nga lokalet e "ish-bllokut", në qendër të Tiranës, për të parë pjesën e parë të ndeshjes gjysmë finales të Champions League, Real-Barcelona.
Ndërsa më pas, sipas PS-së në pushim të të ndeshjes, Arvizu i është afruar çadrës rinore të PS-së, po në qendër të Tiranës, ku ka takuar për pak minuta kreun socialist, Edi Rama, informon sot Gazeta Shqiptare.
Ambasadori amerikan, ka zgjedhur që veç deklaratave publike, fillimisht për zgjidhjen e krizës politike dhe tashmë për zgjedhje të lira dhe dialog mes palëve, tashmë të ndjekë më nga afër aktivitetin e kandidatëve.
Pas vizitave në qytete të ndryshme të vendit, Arvizu duket po ndjek nga shumë afër fushatën në Tiranë mes Bashës dhe Ramës, të cilën e ka cilësuar si tepër të rëndësishme, në fillim të fushatës elektorale. I veshur sportiv, me një kapele të kuqe në kokë, Arvizu ka porositur një gotë birrë dhe ka biseduar me kandidatin demokrat, Basha duke ndarë edhe opinione për ndeshjen Real -Barcelona.
Ndërsa më pas, Arvizu është dukur mjaft kureshtar të shihte se ç'ndodhte në çadrën e të rinjve socialistë, ku ishte edhe kandidati tjetër për Tiranën, Edi Rama. Arvizu ka takuar të rinjtë e pranishëm aty, ndërsa ka shkëmbyer edhe biseda të shkurtra me Ramën. Arvizu dhe Rama nuk e kanë parë, në mjediset e çadrës, pjesën e dytë të ndeshjes, ashtu siç e ka parë me kandidatin Basha. Pas disa minutash, ambasadori amerikan, Arvizu dhe Edi Rama janë ndarë, duke u larguar secili në drejtime të ndryshme.
Prania e ambasadorit amerikan gjatë ditëve të fushatës ka qenë e shpeshtë, si në deklarimet e tij në media, po ashtu edhe në krah të kandidatëve. Pak ditë më parë, ai ishte i ftuar, nga kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, Arvizu bëri një xhiro me biçikletë së bashku me të, në Ditën e Tokës.
(s.g/GSH/balkanWeb)