Dhjetë gra lënë burrin, mbajnë punën
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Mënyra e vetme për të ruajtur vendin e punës, për gratë e Kombinatit të Ballshit, ka mbetur divorci nga bashkëshortët. 10 punonjëse të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, i janë drejtuar Gjykatës së Fierit për të kërkuar shkurorëzim nga bashkëshortët e tyre. Burimet nga gjyqësori pohojnë se gratë figuronin në listat e punonjësve që do të shkurtoheshin, pasi punonin në një ndërmarrje me bashkëshortët. Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, për të ruajtur vendin e punës, gratë tentuan vetëvrasjen kolektive, duke hipur në lartësitë e ambienteve të brendshme të kombinatit dhe kërcënuan se do të hidheshin prej andej.
Paditë
“Konflikti i interesit” të punonjësve të Kombinatit të Naftës në Ballash ka çuar drejt divorcit 10 çifte. Për t i dhënë fund martesës, me qëllim që të ruajnë vendin e punës, gjykatës i janë drejtuar 10 gra. Paditë me objekt zgjidhje martese duket se do të shërbejnë vetëm për të mbajtur vendin e punës në kompanitë “ARMO” dhe “Albpetrol”, meqë nuk lejohet të punojnë burrë e grua, por vetëm njëri prej tyre. Paditë e depozituara në sekretarinë e Gjykatës së Fierit do të presin hedhjen e shortit elektronik, i cili do të përcaktojë dhe gjyqtarët e çështjeve. Më pas do të jetë procesi gjyqësor dhe vendimi i togave të zeza që do të vendosë fatet 10 martesave dhe njëkohësisht dhe të vendeve të punës. Ndërkohë burime nga gjykata bëjnë të ditur se kanë mbërritur dy lista emërore, njëra nga kompania “ARMO” e tjetra nga kompania “Albpetrol”. Janë lista emërore për të vërtetuar gjendjen civile të tyre. Në këto dy javë të fundit kanë qenë vetëm dy raste që gratë kanë kërkuar divorc, bile është hedhur edhe shorti për gjykimin e çështjes. Ndoshta gratë kanë folur jashtë ambienteve të gjykatës, por që të kenë paraqitur kërkesë për divorc në gjykatë, nuk është e vërtetë.
Reforma
Reformat që po kryejnë kompanitë “ARMO” e “Albpetrol” kanë vënë në shënjestër për të shkurtuar nga puna persona që kanë vjetërsi pune dhe ata që janë të punësuar burrë e grua. Për t i shpëtuar një "persekutimi" të tillë, çiftet naftëtare tashmë duhet që të kryejnë divorc për t i shpëtuar kësaj reforme. Kjo ka detyruar gratë naftëtare që, për të mbajtur vëndin e punës, u janë drejtuar dyerve të gjykatës për të kryer divorc si e si të mbajnë këtë vend pune që kanë. Ato kanë mbetur vetëm në kuadrin e fjalëve nëpër ambiente të ndryshme publike, pasi zyrtarisht vetëm dy çifte naftëtarësh kanë paraqitur kërkesën për divorc.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008