E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimet ne institucionet publike ne 135 mld leke

13,5 miliardë lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet në sektorin publik lokal dhe qëndror për vitin 2012    
Ky dëm që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është zbuluar nga 52 kontrollet e ushtruara nga KLSH
Shkeljet më të mëdha, sipas kreut të KLSH, janë konstatuar në shitjen dhe dhënien me qera të pasurive shtetërore në masën 674 milionë lekë..
Për këto shkelje, numri i kallëzimeve në prokurori është rritur në mënyrë të konsiderueshme. 125 persona janë kallëzuar penalisht ndërsa janë dhënë me dhjetëra rekomandime të tjera për zbatim të menjëhershëm.
Për kreun e shtetit Bujar Nishani  lufta ndaj korrupsionit është beteja më e madhe  për funksionimin e një shteti ligjor.
“Lufta ndaj korrupsionit është një betejë e përhershme e një shoqërie. E rëndësishme, themelore është se si instrumentet e një shteti dhe shoqërie përballën dhe e godasin këtë fenomen dhe e trajtojnë këtë. Profesionalizmi, transparenca janë dosmosdoshmëri në një luftë të tillë. Përgatitja juaj për tu ndeshur me fenomenin, lidhet me personalitetin, kualifikimin po dhe me integritetin e secilit”, deklaroi Presidenti Nishani. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›