Berisha Dacicit Krahasimi me teroristet shprehje e albanofobise

Të rënët tanë nuk vdesin kurrë! Më këtë shprehje tërësisht patriotike Kryeministri Berisha zgjodhi që t’i kundërpërgjigjet deklaratave të Kryeministrit të Serbisë, lidhur me arsyet e heqjes se përmendores se heronjve te Preshevës. Kryeministri Daçiç jo vetëm që mohoi të jenë heronj, përkundrazi, sipas tij ato ishin terroriste.
Por kësaj deklarate i përgjigjet qartë dhe prerë Kryeministri Berisha, i cili përmes një mesazhi në profilin e tij në rrejtin social “facebook” e cilësoi këtë qëndrim si shprehje e radhës e albanofobisë pa te ardhme qe dominon ne Beograd.
“Kryeministri i Serbisë shtroi pyetjen retorike: "A do te lejonin SHBA-te te vendosej ne Neë York nje permendore e terroristeve te Al Qaeda-s?"
Luftëtarët e lirisë ranë per lirinë e qytetareve shqiptare te Luginës se Preshevës qe përjetonin shtypjen me te egër nga regjimi i Milloshevicit. Ata me luftën e tyre te drejte imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit per me shume liri, te drejta dhe autonomi per shqiptaret e Luginës se Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit te Milloshevicit dhe ne nje fare mënyrë edhe çlirimin e popullit serb nga regjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristet e Al Qaeda-s është një shprehje e radhës e albanofobise pa te ardhme qe dominon ne Beograd.
Te rënët tanë nuk vdesin kurre! – sb”, shkruan Berisha në “facebook”.