E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligj i ri kunder financimit te terrorizmit

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim me konsensus projekt-ligjin e ri për masat kundër financimit të terrorizmit. Por relatori demokrat Viktor Gumi këroi riformulimin e një neni që detyron avokatin, që të raportojë rastet kur dyshon, se klienti i tij kryen pastrim parash. Sipas Gumit, është një vendim i detyrueshëm për zbatim nga gjykata e Strasburgut, që ruan konfidencialitetin e klientëve. Qëndrimi për këtë çështje nxorën në pah këndvështrime të ndryshme, ndaj u pa e nevojshme shtyrja deri të martën e ardhshme. Një ndër ndryshimet thelbësore në draftin e ri, detyron ministrin e Jashtëm të raportoje në qeveri listën e personave ndërkombëtare që financojnë terrorizmin, nëj detyrë e kryer më herët nga zyra kunder pastrimit te parave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›