''Abuzimet seksuale'' nga Michael Jackson

Një valltar, që ka qenë pjesëmarrës në performancat e Michael Jackson e ka akuzuar yllin e pop-it se ka abuzuar seksualisht me të për 4 vite me radhë. Këtë fakt, Wade Robson e ka bërë publik në një show televiziv në “NBC Today”.
Ai shpreson qe rrefimi i tij do te jete inspirues per viktima tjera te abuzimeve seksuale, per te rrefyer "te verteten e tyre".
"Ky nuk është momenti t’i futem memories së ndrydhur. Unë kurrë nuk i harroj momentet e asaj që më bëri Michael mua. Por unë kam qenë psikologjikisht dhe emocionalisht i gatshëm për të kuptuar se ato ishin abuzime seksuale”, ka thënë kërcimtari.
Ai tha se është abuzuar seksualisht nga Michael Jackson që kur ishte 7 vjeç dhe kjo vazhdoi deri në moshën 14-vjeçare. "Ai ka kryer akte seksuale mbi mua, dhe më ka detyruar mua të kryeja akte mbi të."
Kjo është absurde mbrojti avokati i Jakson, Tom Mesereau në gjyq.
Robson ka qenë një nga dëshmitarët në një hetim për akuzat pedofilie ndaj Jaksoni, në vitin 1993. Atëherë ai ka mohuar akuzat si rezultat, "i një manipulimi dhe ndërrim pikëpamjesh". Ai ka mohuar se mund t’i jenë ofruar para në shkëmbim të heshtjes së tij.
"Ai më thëriste çdo ditë në fermën e tij në Kaliforni. Më tregonte çdo herë të njëjtat gjëra dhe më pyeste nëse ndonjë tjetër po bënte ndonjë nga këto akte seksuale me të. Ai më thoshte se të dy do të shkonim në burg deri në fund të jetëve tona, nëse ai tregonte ndonjë gjë nga skenat seksuale",-tregon Robson në gjyq. "Nga dita e parë e aktit seksual me mua, Michael më tha se ne e duam shumë njëri-tjetrin; kjo ishte dashuria, dhe se kjo ishte një shprehje e dashurisë sonë. Nëse ti i tregon ndokujt për këtë që po bëjmë ne marrin fund, jetët dhe karrierat tona të gjata” rrëfen ai. /Indeksonline/