E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agnesa dhe Mirjeta, gati për Kanë

Në qytetin resort të rivierës franceze, Kanë, ka ngritur siparin festivali i 66-të i filmit në Kanë. Ceremonia e hapjes është performuar te merkuren nga aktorja franceze Audrey Tautou, e njohur në të gjithë botën si "Amelie".

Po këtë natë, presidenti i jurisë, regjisori Steven Spielberg dhe tetë anëtarët e tjerë ku përfshihet aktorja Nicole Kidman, u shfaqën në skenë të gjithë njëri pas tjetrit, pasi shkelën më parë tapetin e kuq.

E krahas yjeve e kinemasë, në këtë tapet do të shkelin të paktën dy vajza nga Kosova.
Bukuroshja Agnesa Vuthaj dhe moderatorja televizive Mirjeta Baraliu, kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rendësishme kinematografike.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ato kanë publikuar edhe përgaditjet dhe përgjedhjen e veshjeve të tyre, në bashkëpunim me shtëpitë e modes në Kosovë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›