Berisha: Shqiptarët kanë talent e kurajë

Shqipëria nuk do të jetë pjesëmarrëse në natën finale të Eurovizionit, pasi nuk arriti të renditej midis dhjetë të kualifikuarve në natën e dytë gjysmëfinale.
Kënga “Identitet”, e interpretuar nga dyshja Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, nuk arriti të binde jurinë dhe publikun europian, i cili votoi i ndarë me nga 50% peshë secili, duke mbetur midis shtatë të eliminuarave të mbrëmjes.Megjithate, paraqitja e tyre eshte pelqyer nga kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha.
Ai ka vlerësuar nepermjet rrjetit social Facebook edhe paraqitjen e Elhaida Danit në ‘The Voice of Italy’, e cila kaloi në fazën gjysmëfinale.
"Të dashur miq, grupi ynë me Lulgjurajn dhe Sejkon në Eurosong, performoi shkëlqyeshëm në Malmo si dhe Elhaida Dani triumfoi sërish në ‘The Voice of Italy’. Dy momente vërtetë për tu shijuar e për të kuptuar se shqiptarët kanë talent e kurajo për të ecur përpara në çdo skenë. Të gjithë së bashku le të urojmë përzemërsisht suksese të mëtejshme për Lulgjurajn, Sejkon e Danin", përfundon mesazhin kryeministri Berisha në rrjete sociale. /Indeksonline/