Abuzimi Durresi rrit cmimin e bukes

KRIZA/ Furrat e bukes se qytetit bregdetar kane nisur te henen rritjen e cmimeve. Shkak rritja e miellit
Nga te dhenat e portit rezulton se gjate 2010-s sasite e miellit dhe grurit te futur ne vend jane shume te medha
DURRS - Menjehere pas ngjarjeve te pergjakshme ne bulevardin e Tiranes ne qytetin e Durresit ka filluar qe te rritet ndjeshem edhe cmimi i bukes. Pervec acarimit te krizes politike ne vend ne rritjen e cmimit te bukes ka ndikuar edhe rritja e cmimit te miellit ne tregun e shumices. Rreth ketij fenomeni ndihen ne veshtiresi edhe vete prodhuesit te cilet ankohen se cmimi i bukes do te rritet me te njejtin raport me rritjen e cmimit te miellit.
Ata deklarojne se edhe me cmimet aktuale te tregtimit te bukes kostoja eshte e larte. Keto dite sipas tyre nje kg miell eshte rritur si cmim me 5 leke pasi shitet ne treg me 66 leke nga 61 leke qe ishte pak dite me pare.
Denis Simaku pronar i nje furre buke dhe qe ka edhe funksionin e Kryetarit te Shoqates se Furrave te Bukes ne Durres pohoi per mediat se rritja e cmimit te miellit eshte bere nga pikat e shumices.
Ai ka shprehur ankesen se te gjithe grosistet e miellit e kane rritur cmimin e ketij produkti dite pas dite dhe se lenda e pare e prodhimit te bukes po merret prej tyre gati 30 me shtrenjte se vitin e kaluar dhe kjo eshte bere pa asnje paralajmerim nga te gjithe furnizuesit e miellit. Keto dite sipas konsumatoreve cmimi i nje buke 850-grameshe ne Durres varion nga 70 -75 leke.
Me rritjen e cmimit te miellit thone bukepjekesit pritet qe nje buke normale nje kg te arrije kuoten e 100 lekeve. Ne keto dite cmimet kane luajtur per buke me pesha te ndryshme. Qe nga e hena ne disa njesi shitjeje nje buke normale nga 80 leke ka shkuar ne 90 leke per konsumatorin ndersa prodhuesit paralajmerojne rritjen zinxhir te cmimeve ne ditet e ardhme.
Shume konsumatore thane se cmimet mund te jene edhe spekulative pasi duke menduar se shteti po futet ne nje krize qe mund te jete e tejzgjatur kjo ben qe njerezit te grumbullojne miell rezerve per shume dite pa u frenuar nga cmimi qe mund te kete per momentin.
Bleresit jane shprehur se cmimi i bukes eshte rritur 10 - 20 leke te reja per nje buke normale ne furra te ndryshme ne qytet. Kreu i shoqates Denis Simaku deklaron se nje thes miell nga e hena eshte rritur me 5 000 leke ne pikat e shumices.
Nderkohe ne portin e Durresit vazhdon shkarkimi i ngarkesave me miell. Gjate dites se hene sipas informacionit te marre nga Drejtoria e Autoritetit Portual ne kalaten nr.2 te portit te Durresit po shkarkohej nje anije me 1602 ton miell dhe se rezervat ushqimore te ardhura gjate vitit te kaluar me grure dhe miell kane qene teper me te medha krahasuar me vitin 2009.
Keshtu duke iu referuar statistikave ne vitin 2010 ka ardhur grure rifuxhio 249021 ton kundrejt 217693 ton te ardhur ne 2009-n pra 31328 ton me shume ndersa po gjate vitit te kaluar ne port jane shkarkuar 1505 ton miell nga rreth 892 ton qe ka pasur viti 2009 rreth 613 ton me shume.