Maskat grabisin kambistin ne shtepi dyshohen te njohur

GRABITJA/ Sokol Troka kambist ne qytetin e Fierit eshte qelluar me thike dhe eshte lidhur ne dhomen e gjumit ndersa i eshte grabitur nje shume prej 3 000 000 lekesh
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne qytetin e Fierit. Nje kambist eshte grabitur ne banesen e tij dhe ndersa eshte perleshur me grabitesit eshte qelluar me thike. Sipas policise ngjarja ka ndodhur ne banesen e shtetasit Sokol Troka me profesion kambist rreth ores 0230 ne lagjen Apollonia.
Policia konfirmon se ne banesen e ketij shtetasi jane futur dy persona te maskuar njeri prej te cileve ka goditur disa here me thike kryefamiljarin dhe me pas kane mundur te marrin nga banesa nje shume te konsiderueshme parash. Sokol Troka eshte cuar urgjentisht ne spitalin Rajonal te Fierit
Rrefimi
Panik dhe tmerr ka perjetuar familja e Sokol Trokes. Te gjithe ishin ne gjume dhe askujt prej tyre nuk i ka shkuar ndermend ndonjehere se do te grabiteshin ndersa jetonin ne katin e shtate te nje pallati 9-katesh. Sokol Troka i martuar me dy femije ka mbetur i plagosur dhe aktualisht sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten.
Ne spital ai rrefen
Ishte ora rreth 200 e nates. Kam qene ne gjume kur ndjeva deren e ballkonit te levize. U hap dera dhe mendova se mos ishin djemte qe mund te kishin ndonje problem. Ngre koken per te pare se ckerkonin cunat ne ballkon kur shikoj se aty ndodhej nje fytyre me maske.
Mund te ishte rreth 25 vjec. U befasova thashe se mos isha ne enderr por kjo nuk zgjati shume se me qelluan duke me kerkuar leket. E mora veten dhe e qellova me grusht menjehere dhe personi mu kunderpergjigj.
E godita me shqelm dhe e rrezova pertoke por personi i dyte pasi pa se shokun e rrezova ne dysheme u hodh dhe me qelloi ne shpine me thike. Ne kete kohe u cua dhe tjetri dhe me qelluan me thike disa here. Me moren dhe me lidhen me litar ne krevat nga duart dhe kembet. Nderkohe gruaja ka uleritur por edhe ate e lidhen me litar bashke me mua.
Vellai i kambistit
Xhevahir Troka vellai i Sokolit thote se ata punojne bashke dhe kane hapur nje zyre kembimi valutor me licence ne qender te qytetit. Grabitesit kane hipur ne katin e nente dhe prej andej me anen e nje litari kane zbritur ne katin e shtate ku banon vellai dhe kane vjedhur nje sasi lekesh. Shyqyr qe ai eshte gjalle ndersa per autoret le ti zbuloje policia.
Mendoj se ata jane persona te njohur se kane folur ne dialektin tone te personave qe na rrethojne. Nuk ve dot gishtin mbi njeri pasi nuk kemi pare gje. Ne kambistet jemi te pambrojtur. Vetem ne nje muaj jane sulmuar tre kambiste qe kane mbetur te plagosur.
Nuk ka pasur viktima por sdo te thote se smund te ndodhe. Jemi te pakenaqur nga policia. Police shikojme por duket se nuk e bejne punen si duhet. Une jam taksapagues i rregullt i ketij shteti nga mengjesi ne darke.
Policia
Strukturat e Drejtorise Policise Qarkut Fier shkuan menjehere prane vendit te ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se autoret e kane realizuar vjedhjen nga tarraca e pallatit ku banon i demtuari dhe me ane te nje litari jane futur ne banese duke marre prej aty shumen prej rreth 3 000 000 lekesh.