E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza Jam e semure por te premten do jem krah tim shoqi

Gruaja rrefen se u detyrua te linte femijet ne meshire te fatit per te pritur lirimin e bashkeshortit te arrestuar pas protestes


Ozuni 39 vjece nga Perrenjasi Do protestoj per femijet e mi qe skane me se te ushqehen


TIRANE- Mimoza Ozuni eshte bashkeshortja e Agron Ozunit i cili prej tri ditesh qendron ne qelite e ftohta te Policise se Tiranes ndersa u arrestua prej forcave te nderhyrjes se shpejte dhe prej efektiveve te Policise pas perfundimit te protestes se opozites te premten ne qender te Tiranes. Syte i ka te fryre nga pagjumesia dhe lodhja. Kam tri dite qe nuk fle dhe nuk di se ku do te fle sonte nese im shoq nuk lirohet - tregon Mimoza me sy te fryre qe sapo e pyet per te shoqin lotet i rreshqasin mbi faqe.


Me tej ajo tregon se ka ardhur rruge pa rruge deri ne Tirane pasi nuk ka qene kurre me pare me larg se ne Librazhd ndersa ajo dhe i shoqi jetojne ne Perrenjas bashke me dy djemte e tyre njeri 13 dhe tjetri tete vjec. Duket se mllefi i saj pas arrestimit te te shoqit qe prej gjashte vitesh qe nga 2005 eshte pa pune dhe here pas here shkon dhe punon ne Greqi ne pune bujqesie apo ne ndertim.


Im shoq eshte pa pune une jam pa pune kemi dy femije per te rritur. A mund te me thoni si duhet ti rrisim keta femije kur ata s kane nje kafshate buke ne shtepi. Ndersa nxjerr keto fjale gruas 39- vjecare syte i mbushen me lot ndersa shiu nuk i ka lene asnje rrobe ne trup pa lagur. Ka veshur nje pale kepuce qe ne vere do te ishin mjaft te mira per te qene te fresketa gruaja qan per femijet e saj qe jane pa ushqim pa ngrohje pa kujdes dhe pa prinder.


Nuk kisha asnje qindarke tiu blija nje buke femijeve tua lija. Kam marre para borxh per te ardhur ne Tirane sepse im shoq eshte pa pune une jam pa pune. Ndersa rrefen serish asaj i rrekejne lotet ndersa kujton femijet.


Thote se i ka kerkuar ndihme nje fqinjeje te kujdeset per ta por edhe ajo eshte me keq nga ekonomia se rron vetem me nje pension invaliditeti. Agroni te premten u nis per ne proteste dhe me tha Do iki sepse jemi pa pune skemi c te hame dhe nuk vazhdojme dot me me keta njerez- tregon Mimoza.


Iken cdo tre muaj me faks ne Greqi per te punuar. Edhe atje nuk gjen pune gjithmone dhe shume here ai kthehet me shume pak para. Kur erdhi ne Tirane me tha se ishte ne proteste por me vone nuk arrita te lidhesha me te.


Nga shoket e tij qe kishin qene me te ne demonstrate mesova se ai ishte arrestuar nga policia ne kohen kur kishte qene ne furgon dhe po nisej per ne Perrenjas. Me thane se e kishin arrestuar kur qendronte ne furgon gati per tu nisur per ne shtepi kur forcat speciale e kishin marre me dhune.


Gruaja tregon se personat i kishin thene se i shoqi ishte treguar shume korrekt gjate protestes dhe se nuk kishte kryer veprime te dhunshme ne asnje moment. Gruaja tregon se ajo do ti bashkohet protestes se te shoqit te premten edhe sikur ai te lirohej edhe nese do te mbahej ne burg.


Do te protestoj per femijet e mi se jemi pa buke po rrojme me ca para qe vijne nga Greqia qe i merr im shoq me thonj duke punuar atje ne cfare do lloj pune. Une jam e semure dhe skam nje qindarke te blej nje ilac. Perse duhet te qendroj une.


Le te me arrestojne edhe mua si tim shoq- perfundon gruaja qe shperthen ne lot ndersa serish kujton femijet qe ende nuk di si jane ndersa thote se i ka lene pa ngrohje ndersa bora ne Perrenjas ka shkuar ne 40 cm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›