Abuzimi, klinikat private licencohen pa ligj
Sonila Isaku
Te gjithe personat qe deshirojne te hapin klinike ose spital privat, mund ta hapin shume thjesht, pasi nuk ka asnje ligj qe te percaktoje veprimtarine si dhe kriteret qe duhet te ndiqen. Mungesa e nje ligji per hapjen e nje klinike private ka lehtesuar procedurat per hapjen e tyre. Pronaret apo mjeket, te cilet kane mundur te hapin ato, jane mjaftuar vetem me sigurimin e aparaturave dhe te personelit mjekesor, kurse per te tjera kritere, komisioni mjaftohet vetem me ato cka shikon ne dokumentet e paraqitura. Per komisionin e licencimit dhe per Ministrine e Shendetesise, duket se ka me shume rendesi vertetimet e tatimeve dhe te taksave qe personi, i cili kerkon te hape kliniken private, te mos kete detyrime te prapambetura. Po keshtu me ngulm kerkohet edhe vertetimi i gjykates. Ndersa per sa u perket sherbimeve shendetesore dhe cilesise, qe keto klinika do te ofrojne, nuk mund te shihen dhe te kontrollohen me.
I vetmi dokumentacion, i cili ka te beje me ambientet ku do te jete klinika private eshte leja higjieno-sanitare dhe vendi ku kjo klinike do te ushtroje aktivitetin privat. Megjithese Ministria e Shendetesise gjate ketij viti pritet qe te hartoje ligjin e pare per licencimet e klinikave private, perseri edhe per nje kohe te gjate keto